RRETH NESH

Shërbim i besueshëm dhe i qëndrueshëm për grumbullimin e vajit të përdorur të gatimit.

E kuptojmë që menaxhimi i sasive të konsiderueshme të vajit të përdorur të gatimit mund të përbëjë sfidë operative dhe të kërkojë kohë. Për këtë arsye, ofrojmë një shërbim të organizuar, të besueshëm dhe në përputhje me standardet moderne të menaxhimit të mbetjeve.

Sigurojmë grumbullim të rregullt dhe në kohë, duke garantuar vazhdimësinë e aktivitetit të klientëve tanë pa ndërprerje të proceseve të tyre të përditshme. Ekipet tona janë të trajnuara për të kryer grumbullimin e vajit të përdorur vegjetal në mënyrë të sigurt, efikase dhe me respekt të plotë për ambientet dhe procedurat operacionale të klientit.

Të gjitha proceset e grumbullimit dokumentohen, gjurmohen dhe monitorohen për të garantuar transparencë, siguri dhe trajtim të përgjegjshëm të vajit të përdorur deri në fazën përfundimtare të përpunimit dhe rikuperimit.

Çfarë ndodh me vajin e përdorur të gatimit?

Pas mbërritjes në facilitetet e përpunimit, vaji i përdorur i gatimit i nënshtrohet proceseve të kontrolluara të trajtimit dhe pastrimit. Materiali përpunohet për të rikthyer fazën e lëngshme dhe për të ndarë komponentët e padëshiruar, si uji, mbetjet ushqimore dhe substanca të tjera të ngurta.

Pas përpunimit dhe pastrimit, vaji i rikuperuar mund të përdoret si lëndë e parë për prodhimin e biokarburanteve, përfshirë biodieselin, si edhe në procese të tjera industriale për prodhimin e produkteve teknike me vlerë të shtuar.

Në këtë mënyrë, mbetjet transformohen në burime të dobishme, duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë qarkulluese dhe reduktimin e ndikimit në mjedis.

Misioni

Misioni ynë është të udhëheqim transformimin e industrisë së menaxhimit të vajit të përdorur të gatimit në Shqipëri dhe rajon, duke u bërë referenca kryesore për ekonominë qarkulluese dhe duke arritur një model operimi Zero Waste, ku çdo litër i mbledhur rikthehet në vlerë dhe kontribuon në një të ardhme plotësisht të gjelbër (Total Green).

Vizioni

Të kontribuojmë në zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të menaxhimit të vajit të përdorur të gatimit në Shqipëri, duke promovuar praktika të përgjegjshme mjedisore dhe ekonominë qarkulluese permes ndërtimit të partneriteteve afatgjata me bizneset që vlerësojnë qëndrueshmërinë, transparencën dhe menaxhimin profesional të mbetjeve.

Politika Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore

Politika e Shëndetit dhe Sigurisë

Politika e Cilësisë

Politika Kundër Diskriminimit

Politika e Punës së Fëmijëve

Politika për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtet e Punës

Plani i Barazisë Gjinore